Deklarata e fortë e Grida Dumës: Shqipëria pengoi dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin, me 99.9% nuk binden vendet skeptike

Mos i humb

Gripi, epidemia po zbutet/ Më pak të prekur në spital me komplikacione

Ndonëse vijojmë të jemi në epidemik gripi, numri i rasteve të të prekurve nga infeksionet respiratore tanimë ka filluar të ulet. Ashtu sikurse duket edhe...

SHBA i kërkon qeverisë irakiane t’u japë fund sulmeve ndaj protestuesve

SHBA i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut që t'i japë fund sulmeve kundër protestuesve paqësorë në Irak, në mesin e demonstratave të vazhdueshme...

Turqi, arrestohet 180 anëtarë të dyshuar të FETO-s

Ankara Turqia ka arrestuar 180 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016, (AA). Sipas burimeve...

Nigeria në vendin e 174 mes 180 shteteve në radhitjen për mirëqenien e fëmijëve

Shteti i Afrikës Perëndimore, Nigeria, u rendit e 174-ta në mesin e 180 shteteve në renditjen e mirëqenies së fëmijëve, njoftuan nga...

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24”, se Shqipëria po pengon edhe Maqedoninë e Veriut për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Duma u shpreh prerë në studion e “News24” se me 99.9% vendet skeptike nuk do të binden për të votuar pro integrimit të Shqipërisë në BE.

“99.9% nuk do të binden vendet skeptike dhe nuk do të ketë vendim pozitiv të Francës. Lajm i keq. Nuk e ka mbajtur historia me hatër Shqipërinë asnjëherë. Por, mendoja që rasti do donte, meqë Maqedonia e Veriut ka bërë betejën e saj dhe e ka lidhur trenin e saj me Shqipërinë, duke qenë se duke u ndarë me vendin tonë nuk do ishte në leverdinë e BE, do përfitonte Shqipëria dhe nuk do të ndahej rrugëtimi i tyre.

Fatkeqësisht, Shqipëria e penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të ishin hapur negociatat një vit më parë. Ne bëmë një vit më parë show-n e pacipë, ku thuhej nga qeveria se janë hapur negociatat”, tha Duma.

A ka shpresë që Gjermania, Merkel, të bëjë diçka?
Ka shkuar thika shumë në palcë. E paimagjinueshme ishte që ne të ne të kishim një Holandë, që dilte kundër, por ka vende që kërkojnë edhe heqjen e vizave. Sot ndodhemi si lypës në dyert e Evropës. Po, sot dëgjojmë këtë të thotë që “ne kemi Shengenin Ballkanik”. Po çfarë shpikjeje është ky “Shengeni Ballkanik”?

Ne nuk kemi arritur sot të jemi aq shqiptarëdashës sa dhe barrierat ekonomike me Kosovën t’i ulim. Nuk kemi ndërtuar sot një hapësirë ekonomike të përbashkët me Kosovën. Dhe flasim sot për “Shengen Ballkanik”. Procesi i integrimit është i ndërlikuar, por që Shqipëria të hynte më mirë në paketën integruese, është thënë që Ballkani të hyjë si i tërë.

Procesi i Berlinit ishte një ndihmë që vendet e Ballkanit të komunikonin ekonomikisht më lehtë. Ne nuk morëm asnjë lekë nga ky proces. Zero projekte nga Procesi i Berlinit, e turpshme, dhe flasim për “Shengen Ballkanik”. Në vendet e Ballkanit ne shkojmë pa viza, çfarë shengeni duhet më.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Nga perimet deri tek mishi, sa minuta i duhet çdo ushqimi për t’u tretur

Ndikimi i tretjes në humbjen e peshës është shumë domethënës. Siç na u tha shumë herë, ne jemi ato që hamë

Lakra të fërguara dhe patate

Të jeni të sigurtë që e gjithë familja do e adhurojë. Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapi

Studimi i ri: Varësia ndaj telefonave ndryshon strukturën e trurit, njejtë sikurse narkotikët

Shumica prej nesh këto ditë kemi telefona intelegjentë. Këto janë pajisje të jashtëzakonshme që na lejojnë të bëjmë më...

Përdoruesit e Samsung u trembën pasi pranuan një mesazh të çuditshëm në telefonat e tyre

Përdoruesit e Samsung kanë mbetur të habitur pasi morën njoftime të çuditshme. Përdoruesit e telefonit Galaxy në të gjithë...

Mblidhet sërish Task Forca e COVID-19, zyrtare: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mbledhur pasditen e sotme sërish Task-Forcën e ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore për koronavirusin...