Deklaratat e Trumpit për migrantët, reagojnë 54 shtete të Afrikës

Mos i humb

Ambasadorët e 54 shteteve të Afrikës në Kombet e Bashkuara (OKB), kërkuan nga presidenti amerikan, Donald Trump, që të kërkojë falje për shkak të fjalëve ofenduese të tij ndaj migrantëve që vijnë në vendin e tij nga disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës.

Ambasadorët e shteteve në fjalë kanë zhvilluar një mbledhje urgjente në New York pas deklaratave të Trumpit. Pas mbledhjes u publikua një deklaratë e përbashkët ku u dënuan qëndrimet e Trumpit për migrantët.

Në deklaratën e përbashkët të shteteve afrikane, fjalët e Trumpit, ku për refugjatët, të cilët vijnë në Amerikë nga disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës tha se “vijnë nga vende të ndyra”, janë dënuar në mënyrë të fuqishme dhe se këto fjalë janë konsideruar si “skandaloze dhe raciste”.

“Është shqetësuese që ka filluar të rritet tendenca e përbuzjes së afrikanëve për shkak të ngjyrës të tyre në institucionet amerikane”, thuhet në deklaratë, ku është theksuar se Afrika është në solidaritet me Haitin dhe popujt tjerë të fyer.

Në deklaratë më tej është kërkuar që Trump të kërkoj falje, ndërsa janë shprehur falënderime për të gjithë amerikanët që kanë dënuar deklaratat e presidentin e SHBA-ve, Trump.

– Ambasadorët amerikanë në Afrikë janë thirrur në ministritë e jashtme

Ndërkohë në shumë shtete afrikane duke përfshirë Senegalin dhe Botswana, ambasadorët amerikanë, janë thirrur në ministritë e jashtme për shkak të fjalëve të Trumpit.

Trump gjatë një mbledhje ditën enjte në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me migrantët nga disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës kishte thënë, “vijnë nga shtetet e ndyra”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit