Deklaratë e rëndësishme e Erdoganit për 4 milionë sirianë që strehohen në Turqi

Mos i humb

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë në Takimin e Fondacionit të Rrjetit të Asociacioneve të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Kryqit të Kuq në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, bëri deklarata shpresëdhënëse për sirianët që ndodhen të strehuar në Turqi.

“Zullumi që bëri që 1 milion njerëz ta humbasin jetën në shtetin tonë fqinj, Sirinë, u zbut me një përpjekje sado të vogël të Turqisë. Prania e DAESH në Siri pothuajse është zhdukur”, ka deklaruar Erdogan.

Ai më tutje ka theksuar se synimi në të ardhmen është që të ndërtohen zona të sigurta në Siri dhe sirianët e strehuar në Turqi, të kthehen në vendlindjen e tyre.

“Ne do të sigurojmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Eufratit në të ardhmen e afërt, ashtu si çdo rajon tjetër që kemi siguruar. Për këtë qëllim, ne vazhdojmë kontaktet tona me forcat ushtarake në këtë fushë, veçanërisht me Amerikën dhe Rusinë”, tha Erdogan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit