Delawie, i zhgënjyer që Kuvendi nuk emëroi anëtarët e Gjykatën Kushtetuese

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se ndjehet i zhgënjyer që Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përfundojë punën, përsa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve vendor për Gjykatën Kushtetuese.

Ai këto komente i bëri përmes rrjetit social Twitter, ku gjithashtu i uroi  mirëseardhje dy gjyqtarëve të rinj, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Mirë se vini dy gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës, që nuk arriti t’i përfundojë punimet e tij… Ruajtja e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rifillimi i procesit ASAP, shumë të rëndësishme”, ka shkruar ambasadori Greg Delawie në Twitter.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë tre gjykatësit për Gjykatën Kushtetuese.

Në raundin e dytë në garë ishin Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli, ku asnjëri nga ta nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Në votimin e parë Kuvendi ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese,shkruan telegraf.Radomir Laban nga komuniteti serb është zgjedhur me 71 vota dhe Bajram Latifi nga komunitetet tjera jo shumicë është zgjedhur me 58 vota./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit