Delawie thirrje deputetëve për ratifikimin e demarkacionit

Mos i humb

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, u ka bërë sërish thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai përmes një video-mesazhi në Twitter u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm nesër në seancë dhe të votojnë pro demarkacionit.

“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë pro ratifikimit të demarkacionit. Vota pro do të jetë fitimprurëse për të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë dhe të gjithë komunitetet. Mos votoni për izolim, votoni për të ardhmen”, tha Delawie.

Ndryshe, koalicioni qeverisës ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për demarkacionin. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit