Delawie: Votojeni demarkacionin, tani është koha për veprim

Mos i humb

Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtim rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, ka ardhur reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Delawie, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është koha që deputetët të veprojnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit.

“Lajme pozitive nga kryetarët e Kosovës dhe Malit të Zi, por tani është koha për veprim, dhe Parlamenti duhet ta ratifikojë marrëveshjen, duke ju treguar qytetarëve të saj, se Qeveria është duke punuar për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ambasadori Delawie./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit