Delegacioni i Koresë së Veriut nuk dëshiron të takohet me zv/presidentin e SHBA-ve

Mos i humb

Zyrtarët e Koresë së Veriut nuk janë të interesuar të takojnë zv/presidentin amerikan, Mike Pence, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore (LOD) në Pyeongchang, tha një zyrtar i Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion të zyrtarëve të lartë në Korenë e Jugut, ku gjithashtu do të jetë edhe motra e udhëheqësit të Veriut, Kim Jong-un, e cila ka ngritur zërat rreth një takimi të mundshëm të delegacionit me zëvendëspresidentin e SHBA-ve.

Një zyrtar i paidentifikuar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka hedhur poshtë pretendime të tilla, duke theksuar se delegacioni i tyre nuk ka ndërmend të realizojë takim me palën amerikane.

“Një ngjarje të tillë sportive, siç janë Lojërat Olimpike, nuk do ta përdorim për qëllime politike. Nuk ka nevojë për diçka të tillë”, ka thënë zyrtari i Koresë së Veriut.

Delegacioni i Koresë së Veriut do të marrë pjesë në hapjen e lojërave, kurse të shtunën është caktuar drekë e përbashkët me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit