Delegacioni i Kuvendit fillon lobimin për viza

Mos i humb

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë të Grupeve Parlamentare nga pozita dhe opozita, do të udhëtojë sot për vizitë zyrtare në Austri.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Në takim me homologun austriak, Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për procesin e integrimeve evropiane të vendit, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë takime edhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, Carmen Jeitler-Cincelli, ndërsa do të pritet në një takim edhe nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Austrisë si dhe takime tjera me zyrtarë të shtetit austriak.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetët kosovarë do të marrin pjesë edhe në Forumin Ekonomik Austri-Kosovë të cilin e ka organizuar Oda Ekonomike Austriake në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Në këtë Forum Ekonomik ku do të marrin pjesë qindra biznese austriake dhe ndërkombëtare, do të jenë prezentë edhe biznese nga Kosova, ndërsa Kryeparlamentari Veseli pritet të ketë një adresim ku do të flas për potencialet që ofron Kosova dhe do të ftoj bizneset austriake dhe ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.

Në këtë vizitë zyrtare në Austri, kryeparlamentari Veseli do të shoqërohet nga një përfaqësues i secilit Grup Parlamentar: Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Teuta Rugova, Evgjeni Thaçi Dragusha, Time Kadrijaj, Adem Hodza dhe Fikrim Damka.

Këto vizita të delegacionit po bëhen në prag të daljes së raportit për liberalizimin e vizave për kosovarët./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit