Demarkacioni që përplasi ish-shokët e luftës

Mos i humb

Demarkacioni, edhe pse tashmë i ratifikuar vazhdon të shkaktojë përplasje mes aktorëve politikë.

E ndodh që dhe mes miqsh të vjetër, kjo temë të futet si pykë. Kështu po ndodh mes ish-shokëve të armëve, vetëvendosësit Rexhep Selimi dhe Haradinajve.

Pak ditë pasi Selimi u përplas me mikun e tij, Dautin rreth kësaj teme, në seancën e së premtes është kapur keq me të vëllanë, Ramushin, ku janë përdorur edhe fjalë fyese.

E gjitha nisi pasi Selimi tha se “pas miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra”, duke aluduar se vendi ka humbur tokë. Kjo e nervozoi tej mase Ramushin i cili drejtoi akuza të rënda ndaj vetëvendosësit për sabotim të luftës.

“Ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit token. Ti je rrenc i madh. Ti ke qëndruar në Shqipëri, je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës. Gjithë kohës e din që nuk është ashtu. Je ul afër këtij burri për vota. Ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt”, reagoi Haradinaj.

Replikat më pas vijuan deri në pikën e nxjerrjes së të palarave të së djeshmes mes tyre si ish-krerë UCCK-je, deri kur u desh ndërhyrja e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili i luti që të kthehen në temë për hir të shoqërisë gjatë luftës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Selimi do vazhdojë raportet e mira që ka për vite të tëra me vëllezërit Haradinaj apo pas përplasjeve të fundit përfundimisht do prishin miqësinë. E ka fajin Demarkacioni? Jo, politika! Ajo i ngatërron punët…edhe miqësitë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit