Dënohet me 2 vite burgim, revoltohet deputeti i Kuvendit!

Mos i humb

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me dy vite burgim me kusht, deputetin e Kuvendit të Republikës, nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifin. Ky i fundit akuzohet se ka kryer veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Vendimi i autoriteteve të drejtësisë është krejtësisht pa bazë juridike, reagon deputeti Arifi. Në një prononcim, ai ka treguar për hapat që do të ndërmarrë tani e tutje.

“Jo, unë nuk ndihem fajtor. Gjykata nuk ka pasur asnjë provë e asnjë dëshmi nuk ka qenë asnjë dëshmitar kundër meje do të thotë Gjykata e ka dhënë fjalën e vet por ne sigurisht se do të ankohemi në Gjykatën e Apelit dhe të shohim se çka do të ndodhë në vazhdim”, ka thënë Arifi.

Kujtojmë se dënimi ndaj këtij deputeti nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepra penale gjatë periudhës tri vjeçare.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për “Integrim”, duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646.00 euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit