Deputetët Danev dhe Dimovski kërkojnë takim me Xhaferin, seanca shtyhet për në ora 16:00

Mos i humb

Pas pauzës njëorëshe, ka vazhduar seanca e radhës në Kuvendin e Maqedonisë, ku pritet të votohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku përfituese më e madhe është gjuha shqipe.

Në fillim të seancës kishte përplasje të ashpër ndërmjet Ilija Dimovskit të OBRM-PDUKM-së, parti e cila e kundërshton këtë ligj dhe ka dorëzuar mbi 35 mijë amandamente.

Pas disa ligjeve dhe raporteve të miratuara, Kuvendi shkoi për një pauzë tjetë 30 minutëshe, me kërkesë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev dhe Ilija Dimovski.

Ata gjithashtu kërkuan që të takohen me kryekuvendarin Talat Xhaferi. Seanca vazhdon në ora 16:00./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit