Deputetët turq në mision të zbulimit të artefakteve të trafikuara jashtë vendit

Mos i humb

Një komitet parlamentar i Turqisë që heton artefaktet kulturore dhe historike të trafikuara jashtë vendit, do të vizitojë javën e ardhshme Britaninë e Madhe dhe Francën.

Kreu i këtij komiteti, Mustafa Isen, rikujtoi për AA se komiteti në fjalë, javë më parë vizitoi Gjermaninë dhe Holandën, pasi siç tha, “nuk ka ndonjë muze nga më të rëndësishmit në Evropë, i cili nuk ka ekspozuar artefaktet e vjedhura në Turqi”.

Ai shtoi më tej se tashmë kanë identifikuar një numër të konsideruar objektesh të cilat i takojnë Turqisë.

“Do të vazhdojmë misionin tonë për të dëshmuar se këto artefakte e kanë vendin atje ku dhe kanë origjinën”, tha Isen.

Komiteti parlamentar ka filluar një hetim për disa artefakte të cilat janë trafikuar nga Turqia në 130 vitet e fundit.

“Kemi prova për objekte të vjedhura në Turqi, të cilat tashmë ndodhen të ekspozuara në muzetë e Evropës”, shtoi më tej.

Isen mori si shembull Altarin e Zeusit dhe Pergamonit të zbuluar në provincën e Izmirit, për të cilin tha se tani ndodhet në Gjermani, më konkretisht i ekspozuar në muzeun e Pergamonit në Berlin, ndërkohë që rikujtoi se pjata romake prej mermeri e cila pasqyron 12 detyrat e Herkulit, në vitin 2010 u sekuestrua në Gjenevë nga autoritetet zvicerane ndërsa e njëjta ishte vjedhur në Antalya në vitin 1960./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit