Deputeti Enver Roshi rrëfen në Kuvend betejën me koronavirusin: Situata ime ishte shumë kritike!

Mos i humb

Deputeti Enver Roshi ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare, ku ka mbajtur dhe fjalën e tij, pas betejës me koronavirusin.

Deputeti Roshi ka rrëfyer shkurtër përjetimet nga ky virus i rëndë, duke thënë se gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë kritike.

“Situata ime ishte shumë kritike. Shpreh mirënjohje për të gjithë ata që më motivuan për të jetuar. Jam shumë i emocionuar, sepse kalova një situatë të rëndë shëndetësore. Politika duhet të jetë me një zë në shërbim të qytetarëve dhe të dëgjojnë këshillat e profesionistëve. Ka ikur koha kur merreshin me llafe”, është shprehur deputeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit