Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fidan Rekaliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Forumit Rinor të qytetit të Podujevës.
Dorëheqja e tij nga posti në fjalë besohet të ketë qenë për arsye personale, megjithatë ende nuk është bërë e ditur një gjë e tillë.
Ndryshe, deputeti i LDK-së në zgjedhjet e fundit kishte arritur që të sigurojë 9 mijë e 85 vota.