Deputeti i Vetëvendosjes: Do ta paguajmë shtrenjtë takimin me Putinin

Mos i humb

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, e ka quajtur shumë shqetësues takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Rusisë, Vladimir Putin.

Paralajmëron se Kosova do ta paguajë shtrenjtë këtë veprim të Thaçit. Thotë se Putini është presidenti rus më antishqiptar.

“Nuk është dashtë me u taku me një njeri që po vazhdon të mbajë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës”, tha Selimi në intervistë në T7.

“Takimi i Thaçit me Putinin për mua dhe qytetarët është shqetësues”, tha Selimi.

“Putini është armik i Kosovës”, shtoi ai.

Deputeti i VV-së thotë se nuk e di si, por është i sigurt se Kosova do ta paguajë shumë shtrenjtë vendi një takim të tillë që ndodhi ditë më parë në Paris.

“Do ta paguajmë shumë shtrenjtë këtë takim”, tha Selimi.

Tha se Putinin është lehtë për ta takuar, mjafton të ketë interes Rusia.

“Kur kemi dashtë kemi mujt me taku Putinin. Mjafton të jeni interesant për Putinin. Ne kemi qenë interesant për Putinin prandaj ka ndodh takimi”, tha Selimi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit