Deputeti iranian thirrje për të shmangur përshkallëzimin Teheran-Washington

Mos i humb

Një ligjvënës iranian ka sugjeruar krijimin e një “linje të drejtpërdrejtë” midis Teheranit dhe Washingtonit, me qëllim shmangien e përshkallëzimeve midis dy vendeve.

Duke folur për mediat lokale, Heshmatollah Falahatpisheh, kreu i komitetit parlamentar të sigurisë kombëtare të Iranit, e përshkroi si “pozitiv” vullnetin e deklaruar të presidentit amerikan, Donald Trump, për bisedime.

Falahatpisheh tha se disa vende, duke mos precizuar cilat, ishin “duke përfituar” nga marrëveshjet e vazhdueshme midis SHBA-ve dhe Iranit.

Sipas Falahatpisheh, krijimi i një “linje të drejtpërdrejtë” midis Teheranit dhe Washingtonit do t’i shërbente interesave kombëtare të të dy vendeve.

Dje, presidenti Trump shprehu gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime pa parakushte me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani.

Tensionet janë rritur në mënyrë të vazhdueshme mes Teheranit dhe Washingtonit që nga muaji maj, kur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-të nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe grupit të kombeve P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe Gjermania).

Marrëveshja kishte vendosur kufizime të rrepta ndaj programit bërthamor të Iranit në këmbim të miliardave dollarëve në lehtësimin e sanksioneve.

Gjatë fushatës së tij elektorale në vitin 2016, Trump kritikoi marrëveshjen e vitit 2015, duke e përshkruar atë si “marrëveshje më të keqe” që ai kishte parë ndonjëherë.

Megjithatë, anëtarët tjerë të grupit P5+1 thonë se marrëveshja në formën e saj aktuale ende përfaqëson mjetet më të mira të sundimit në programin e energjisë bërthamore të Iranit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit