Deputeti Kelmendi reagon ndaj idesë për korigjimin e kufijve

Mos i humb

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar lidhur me idenë për korrigjimin e kufijve, duke thënë se qëndrimet politike të liderëve duhet të trajtohen dhe të bëhen të domosdoshme me fakte të reja nga takimet me liderët e shteteve mike- në të kundërtën mundë të jenë fatale.

Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan liderët kanë qëndrime të kundërta politike për këtë temë dhe një pjesë heziton se mos ndoshta tema e kufijve hap kutinë e Pandorës.

Lexoni të plotë postimin e Kelmendit:

Qëndrimet politike të liderëve duhet të trajtohen dhe të bëhen të domosdoshme me fakte të reja nga takimet me liderët e shteteve mike- Në të kundërtën mundë të jenë fatale.

Ka kohë të gjatë qe jemi mësuar me sloganet dhe qëndrimet se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, se lëvizjet e kufijve paraqesin rrezik global, paraqesin rrezik fqinjësorë etj, sa që krijohet përshtypja se ne jemi aq ndikues në politikat globale dhe kjo qenka gjithnjë pengesës për ndryshime qëndrimi.

Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 1974. Kanë mbetur të njëjtit edhe me hyrjen e forcave të NATO-së (1999) dhe po të njëjtit edhe pas shpalljes së Pavarësisë (2008). Me po këta kufij numër i madh shtetesh na kanë pranuar por fatkeqësisht ende nuk janë formalizua nga Kombet e Bashkuara, gjë që po e pengon Serbia, Kina dhe Rusia dhe duke e ditur se ndryshimi i qëndrimit të tyre varet ekskluzivisht nga qëndrimet e Serbisë kjo tregon se zgjidhjen e kemi tek negociatat e vazhdueshme deri tek arritja e një marrëveshjeje në njërën anë, apo të qëndrojmë në një oazë konflikti dhe çështjesh të pazgjidhura siç është rasti i Palestinës.

Sipas mendimit tim, liderët kanë qëndrime të kundërta politike për këtë temë dhe një pjesë heziton se mos ndoshta tema e kufijve hap kutinë e Pandorës. Ne sot kemi obligim të mendojmë vetëm për Kosovën dhe mundësinë që Kosova te behet faktorë stabiliteti dhe të ketë mundësinë e kujdesit të pakicave shqiptare jashtë trojeve të veta që kufizohen me Serbinë.

Çfarë sipas meje ishte dashur të bëjnë liderët politik të Kosovës. Dy, janë mundësitë!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit