Deputeti Selimi paralajmëron: Do të kemi një vjeshtë të “nxehtë”

Mos i humb

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, shprehet i habitur dhe e quan të papranueshme prezencën e Njësisë Speciale të Policisë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillohet seanca e thirrur nga Qeveria, dhe tjetra nga opozita.

Selimi paralajmëroi një vjeshtë të nxehtë, duke aluduar kështu tek protestat ani qeverisëse.

Ndërkohë, Selimi e pozitën e cila po paraqet pengesa për mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita për miratimin e Rezolutës e cila  ndalon  presidentin Hashim Thaçi  që në dialog me  Serbinë të diskutojë për ridizajnim të kufijve. :

“Ne po vazhdojmë të presim dhe këmbëngulim në atë që është e jona. Opozitës po i mohohet ushtrimi i së drejtës për të mbajt seancë”, tha Selimi.

Për deputetin Selimi është tepër irrituese prezenca e Njësisë Speciale të Policisë në Kuvend, derisa e quan risi e Kuvendit e nuk e di arsyen pse policia ndodhet aty.

“Është risi sot sërish ka forca speciale. Ju lus ju ti pyesni ata që janë kompetent pse para se të vijnë deputetët ka njësi speciale”, tha Selimi.

Ndryshe, deputeti Selimi ka paralajmëruar një vjeshtë të nxehtë me protesta./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit