Deputetja e LSI-së: Kuvendi s’ka më etikë. Kod lufte e ngacmime seksiste

Mos i humb

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj tha para mediave se në sallën e Kuvendit ka marrë fund kodi i etikës.

“Nëse do të kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje ju bënë deputetët e pozitës do kishit kuptuar që Ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimeve seksiste në Parlamentin shqiptar”, deklaroi ajo.

E shoqëruar nga Kejdi Mehmetaj dhe Floida Këpaçi, Nora Malaj u përplas edhe me deputetin socialist Taulant Balla.

“Ju jeni modeli më i keq që mund të ketë rinia shqiptare”, iu drejtua ai deputeteve kreu i grupit parlamentar socialist.

“Taulant Balla duhet t’u japë llogari shqiptarëve se si votoi me 74 vota kundër propozimit për librat falas për fëmijët”, deklaroi deputetja Këpaçi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit