Dërgoi skuadër vrasësish në Kanada për të ekzekutuar një ish-zyrtar/ Princi saudit nën akuzë

Mos i humb

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed Bin Salman është vënë nën akuzë ditët e fundit se ka dërguar një skuadër vrasësish në Kanada për të ekzekutuar një ish zyrtarë të lartë të inteligjencës saudite.

Plani i dështuar për të vrarë Saad al-Jabri erdhi shumë pak kohë ekzekutimit të gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, sipas dokumenteve gjyqësore të arkivuara në Shtetet e Bashkuara.

Ish zyrtari i lartë Jabri u largua më pas nga Arabia Saudite 3 vjet më parë dhe që nga ajo kohë jeton në Toronto në masa të rrepta sigurie private.

Në dosje mes të tjerash shkruhet se shkak për dështimin e planit u bënë rojet kufitare në aeroportin e Torontos të cilët dyshuan menjëherë në lidhje me vizitën e grupit të vrasësve.

61-vjeçari Jabri ishte prej vitesh ndërmjetës për shërbimet sekrete britanike MI6 dhe agjencive të tjera perëndimore në Arabinë Saudite. Sipas akuzave të depozituara prej tij në Uashington, Princi ka pasur si qëllim ta vriste për ta bërë të heshte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit