Deri në një orë pritje në Merdarë

Mos i humb

Kolona më të shkurtra dhe situatë më e qetë po mbizotëron në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Kështu sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdare, ku për të dalë nga territori i vendit qytetarëve po u duhet të presin deri në një orë.

Pritje pakëz më të gjata vërehen edhe në Mutivodë, ku qytetarëve për të dalë nga Kosova po u duhet të presin deri në 40 minuta , shkruan lajmi.net.E në pikat kufitare të tjera situata është më e qetë, ndërkaq që pritjet nuk shkojnë më gjatë se 15 minuta.

Kujtojmë se kohëve të fundit në pikën kufitare të Merdares pritjet arrinin deri në pesë orë.

MPB në lidhje me këtë çështje kishte deklaruar se fluksi i madh i qytetarëve po e shkakton një pritje të tillë.

Ministria kishte fajësuar edhe kontrollet e panevojshme nga pala serbe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit