Deri në orën 15:00 votuan 32.30% të qytetarëve me të drejtë vote

Mos i humb

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur konferencën e radhës, ku kanë bërë të ditur për përqindjen e daljes në votime të qytetarëve në komunat në veri.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 kanë dal 18.729 qytetarë apo 32.30%.

Daka ka shtuar se komisionerët të cilët nuk  e kanë pasur të qartë se me çfarë dokumente mund të votohet janë njoftuar se dokumente valide janë dokumentet e Kosovë.

“Ju njoftoj se procesi zgjedhor në 44 qendrat e votimit është duke u zhvilluar pa asnjë problem. Komisionerët kanë pasur disa pa kjartësi lidhur me dokumentet e identifikimit të cilat janë lejuar në këto zgjedhje. Nga KQZ janë njoftuar dhe zyrtarisht kanë marrë instruksionet se dokumentet valide në Kosovë janë dokumentet e Kosovës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit