Dështimi skandaloz, kërkohet dënimi i rëndë për Haradinajn dhe Pacollin

Mos i humb

Dështimi skandaloz, kërkohet dënimi i rëndë për Haradinajn dhe Pacollin

“Dhe kjo padyshim se përbën një skandal të madh që nuk duhet të kalohet pa një përgjegjësi, dhe kjo mbase do të duhet të kërkohet tani përmes zgjedhjeve të parakohshme që një kryeministër i tillë dhe një kryediplomat siç ishte Pacolli, të mos kenë rastin më që të jenë në këto pozita të rëndësishme për vendin”

Pasi është shpërbërë edhe Kuvendi i Kosovës dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, analistët politikë kanë filluar të hedhin kritika të ashpra ndaj kësaj qeverisje. Ata akuzojnë rëndë Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacolli, të cilët sipas analistëve e kanë shkatërruar diplomacinë kosovare gjatë kësaj kohe sa ishin në qeverisje, pasi Kosova dështoi që marrë njohje të reja, për me keq edhe i humbi disa prej tyre. Përveç kësaj, Kosova edhe në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare, krejt kjo sipas analistëve pas udhëheqjes skandaloze të diplomacisë kosovare nga Behgjet Pacolli, i cili e përdori më shumë atë për interesa personale të tij.

Analisti politik, Nexhat Haziri hedh kritika të ashpra ndaj koalicionit PAN për dështimin në sjelljen e njohjeve të reja.

“Vet fakti se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së PAN-it, nuk patëm njohje të reja për shtetin e Kosovës, përkundër që patëm disa tërheqje të njohjeve tregon për dështimin që pati diplomacia kosovare e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, i cili nuk është vetëm fajtori i vetëm por edhe vet kreu i qeverisë tashmë në ikje, ish-kryeministri Ramush Haradinaj”, tha Haziri.

Sipas tij, diplomacia kosovare gjatë qeverisjen nga PAN, u përdor më shumë për interesa personale e biznesore nga pushtetarët.

“Ky dështim i diplomacisë kosovare, po ashtu ka reflektuar edhe në imazhin tejet negative të vendit në rrafshin ndërkombëtar si rezultat edhe i emërimeve partiake, familjare pa asnjë kriter në misionet diplomatike të vendit , duke filluar nga ambasadorët, konsullët dhe përfaqësues të tjerë në misione dhe zyra të tjera të përfaqësimit tonë në arenën ndërkombëtare. Dhe kjo lë për të kuptuar se diplomacia kosovare është shëndrruar në një fushë ku lider institucional që nga kryeministri e deri të ministri përkatës, për ti realizuar interesat e tyre qoftë për biznes apo edhe si një ent punësimi të militantëve partiak dhe njerëzve të familjes së ngushtë”,

Kadri Veseli tha se me të rinjtë do ta luftoj korrupsionin, vjen reagimi nga Jakup Krasniqi: “Unë mendoj krejt ndryshe”

Për fund, ai deklaroi se Haradinaj dhe Pacolli, dënimin e rëndë duhet ta marrin në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen.

Kjo ndodhë vetëm në Kosovë: Me Doktoraturë e Magjistraturë të përfunduar në Gjermani, detyrohet ta lëshoj Kosovën se s’gjen një vend pune

“Dhe kjo padyshim se përbën një skandal të madh që nuk duhet të kalohet pa një përgjegjësi, dhe kjo mbase do të duhet të kërkohet tani përmes zgjedhjeve të parakohshme që një kryeministër i tillë dhe një kryediplomat siç ishte Pacolli, të mos kenë rastin më që të jenë në këto pozita të rëndësishme për vendin”,

(Kosova Sot Online)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit