Detaje nga hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Mos i humb

Prokurori i Shtetit të Kosovës është duke kryer hetime intensive për vrasjen e politikanit nga veriut i Mitrovicës, Oliver Invanoviç.

Prokuroria e Shtetit përmes një përgjigje ka thënë se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e kryerësve të kësaj vrasje.

“Ju njoftoj se lidhur me hetimin e vrasjes se Oliver Ivanoviçit është duke u punuar intensivisht në zbulimin e autorëve të kësaj vrasje, kurdo që do të kemi rezultatet më të reja publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Prokurirsë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Ndërsa mediat serbe kanë raportuar se në makinen që është gjetur e djegur dhe që dyshohet se është përdorur për vrasjen e Invanoviçit, kanë qenë dy persona.

Ivanoviç u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, me 6 plumba, që sipas autoriteteve, arma ishte me përmbysës të zhurmës./ora-news/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit