Detaje për takimin e së martës mes Arifit dhe Gjuriçit në Bruksel

Mos i humb

Të martën, pas një pushimi të gjatë delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi takohen në Bruksel.

Bisedimet do të udhëhiqen nga Marko Gjuriç dhe Avni Arifi.

Vazhdimin e dialogut të martën, mes Kosovës dhe Serbisë, e ka konfirmuar Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE, për “Novosti”.

Kocijancic ka thënë se krerët e ekipeve teknike negociuese, Marko Gjuriç dhe Avni Arifi e kanë konfirmuan pjesëmarrjen në bisedimet që do të mbahen nga 16 deri në 18 janar në Bruksel.

Është parashikuar që brenda tri ditëve në rendin e ditës të jenë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Liria e Lëvizjes dhe Gjyqësia.

“Bashkimi Europian pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar drejt rezultateve”, ka thënë Maja Kocijançiç.

Këtë vit dialogu do të jetë në nivel presidencial, por takim mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit ende nuk është planifikuar.

Kujtojmë, së hera e fundit, që Thaçi dhe Vuçiç u takuan ishte më 31 gusht në zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Federica Mogerini./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit