Detaje rreth policëve të rrahur në veri të Mitrovicë

Mos i humb

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serbë, janë rrahur ndërmjet tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Mitrovicës.

Përleshja mes viktimës Predrag Vukosavljeviç – Pexha, polic i Kosovës dhe kolegut të tij i cili nuk është identifikuar për redaksinë, ka ndodhur në kafiterinë e njohur “Djura Jaksic”, që gjendet në rrugën “Lole Ribara” në veri të Mitrovicës.

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Beism Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress së viktima – polici Vukosavljeviç – ka pësuar një thyerje të frakturës së hundës ndërsa rasti është cilësuar nga prokurori kujdestar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor.

“Me të marrë informacionin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe ky po bënë hetimet e nevojshme”, ka thënë Hoti pa dhënë detaje në lidhje me sulmuesin.

“Nuk mund të shpalos detaje tani sepse rasti është nën hetime. Të dy janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serbë që jetojnë në veri të Mitrovicës, por të dytë punojnë në regjione të ndryshme dhe jo në stacionin në veri”, ka treguar Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se nuk janë të informuar nëse ka pasur përleshje të mëhershme mes këtyre pjesëtarëve dhe as nuk ka informacione për shkaqet e përleshjes mes tyre, apo nëse ata kanë qenë nën ndikim  të alkoolit gjatë kohës sa kanë qenë në kafiterinë ku ka ndodhur rrahja mes tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit