Detajet/ Si humbi jetën adoleshenti në aksidentin tragjik në Sauk, “Benz”-i mori para makinën “Porsche” të ndaluar

Mos i humb

“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut, ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BW’ se mjeti tip ‘Benz’ me targe AA 131 ZZ, me drejtues shtetasin me inicialet F. F., ka humbur kontrollin dhe ka goditur një ‘Porche’, i cili ka qenë i ndaluar në karaxhatë.

Nga verifikimet e policisë shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara çka ka bërë që mjeti të humbasë kontrollin. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen pasagjeri, i cili ndodhej në mjetin ‘Benz’, shtetasi me inicialet K. V., 17 vjeç dhe janë dëmtuar lehtë 3 shtetas të tjerë të cilët kanë qenë pasagjer në të dy mjetet e aksidentuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit