Ballina Shqipëria Deti, në tryezë me Greqinë shtrohen hartat; Bushati kërkon lejen e Metës

Deti, në tryezë me Greqinë shtrohen hartat; Bushati kërkon lejen e Metës

7
0
SHPËRNDAJE

Me anë të një shkrese zyrtare të dorëzuar këtë të mërkurë në Presidencë, Ministria e Jashtme kërkon nga Ilir Meta plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë.

Kjo do të thotë se tashmë bisedimet sekrete me palën greke hyjnë në një fazë të re; atë të ndarjes së hartës.

Të dielën Top Channel raportoi se Presidenti Meta nuk ka dhënë lejen, procedurë e detyrueshme me vendim të Kushtetueses, por nga Ministria e Jashtme u tha se bisedimet po bëhen mbi parime dhe jo mbi harta.

Kërkesa bëhet nga Ministria e Jashtme, para se ekspertët të ulen në tryezën mbi hartat për të piketuar kufijtë detarë. Nga Ministria e Jashtme thanë se plotfuqishmëria nevojitet vetëm kur ekipet e dy vendeve të nisin punën me hartën.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here