Detyra e re për negociatat, Shqipërisë i kërkohet të mbyllë portën e emigrantëve

Mos i humb

 

 

Që të hapen negociatat, Shqipërisë nuk i duhet vetëm të vazhdojë ritmin aktual të reformave, por edhe të mbylle rrugën e re të emigracionit ilegal drejt bllokut europian.

Kushtet janë të qarta, kujton DW: Brukseli kërkon rezultate të qëndrueshme në tre drejtime kryesore deri në qershor 2019 që të hapë me Shqipërinë bisedimet e anëtarësimit: përfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë dhe bllokimi i rrugës së re të emigracionit të paligjshëm. Koha nuk pret për të dyja palët, dhe në këtë kontekst, thotë media prestigjioze, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn zhvilluan takime në Bruksel me kryeministrin Rama, ku vunë pikat mbi ”i” për të nisur nga puna një orë e më parë.

Shqipëria është vlerësuar për qëndrimin e saj ndaj çështjes së nxehtë të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut drejt BE. E pikërisht në vijim të këtij vlerësimi, Brukseli shton për të dhe kushtin e mbylljes se itinerarit të ri të emigracionit drejt vendit tonë të të huajve që synojnë më pas lëvizjen drejt shteteve të Bashkimit Europian. Shqipëria, u tha në Bruksel, mbetet një partner i mirë dhe një mik i BE-së në lidhje me sigurinë e emigracionit ku kemi një bashkëpunim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, e në kuadër të këtij bashkëpunimi ramë dakort mbi nevojën për shtimin e përpjekjeve për ta mbyllur një rrugë të re emigracioni ilegal drejt saj. Koha e limituar dhe situata politike në vend janë 2 sfidat kryesore me të cilat i duhet vendit të përballet që të shënoje sukses qershorin e 2019-tës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit