Dha shpresë se Rusia kishte aprovuar vaksinën kundër Covid-19, ekspertët përplasen me Vladimir Putin: Nuk është testuar në mënyrën e duhur

Mos i humb

RUSI– Presidenti rus Vladimir  Putin një ditë më parë njoftoi se është aprovuar vaksina ruse kundër Covid-19 dhe se sipas tij është efektive. Megjithatë duket se ekspertët e shëndetësisë nuk janë në të njëtin mendim me Putin, pasi ata e kanë quajtur aprovimin e vaksinës  “të pamatur dhe të pabazë”, pasi ende prova klinike.

Por udhëheqësi rus ka këmbëngulur se vakina ofron imunitet të qëndrueshëm, madje deklaroi se edhe vajza e tij tashmë ka përdorur këtë vaksinë. Pretendim i cili rezultoi i rremë, pasi nga mediat e huaja është raportuar se asnjëra ngga vajzat e Putinit nuk është ka përdorur vaksinën ruse.

Ndërkohë vendi po përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi masiv në tetor, por shkencëtarët kanë thënë që kjo do të ishte “joetike” pasi një vaksinë e “testuar në mënyrë jo të duhur” mund të ketë një ndikim “katastrofik” tek populli.

Gjithashtu vaksina ruse nuk është aprovuar as nga Organizata Botërore e Shëndetit, të quajtur “Sputnik V”. Trajtimi nuk do të kalojë në testet e fazës III, të cilat matin efektivitetin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit