Dhjetë vende në kërkim të nëndetëses argjentinase

Mos i humb

Për nëndetësen argjentinase e cila u zhduk para tetë ditëve, janë duke kërkuar ekipe prej më shumë se dhjetë vendeve, mes të cilave nga Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britania e Madhe.

Siç lajmëron BBC, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në një bisedë me homologun argjentinas, Mauricio Macria, ofroi ndihmë për kërkimin e nëndetëses dhe 44 anëtarëve të ekuipazhit. Rusia do të dërgojë një anije shpëtimi dhe ekip ekspertësh.

Zëdhënësi i Forcave detare të Argjentinës, kapiteni Enrique Balbi tha se aksioni i shpëtimit është në “fazën kritike” dhe janë të shqetësuar se ekuipazhi së shpejti mund të mbetet pa oksigjen. Komandanti i flotës, Carlos Zavalla, kërkoi nga familjet e të zhdukurve që të mos humbin shpresën.

Nëndetësja e ushtrisë argjentinase ARA San Juan u zhduk më 15 nëntor. Ka mundësi që zhdukja e nëndetëses të jetë shkaktuar për shkak të problemeve me komunikimin ose furnizimin me energji elektrike. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit