Dhjetëra automjete klasike udhëtojnë nga Holanda në Kinë

Mos i humb

Dhjetëra oldtajmerë dhe pronarët e tyre krenarë të cilët kanë marrë rrugë nga Holanda për në Pekin të Kinës, janë ndalur për një pushim në Kapadokia të Turqisë.

Në rrugëtimin “TransAsia” marrin pjesë udhëtarë nga disa shtete të Evropës, të cilët më 1 korrik filluan aventurën 25.000 kilometërshe.

Ndalesa në Nevşehir të Turqisë, ishte e pesta e tyre.

Të pasionuarit në automobilat e vjetër, vizituan luginën Kiliclar, ku dhe bënë një fotografi kolektive, ndërsa siç rrëfen koordinatori i projektit Klaas Postma, në Kinë do të mbërrijnë pas një rrugëtimi gjashtëjavor. Kthimi sipas tij, do të jetë përmes një tjetër rruge.

Postma tha se gjatë qëndrimit në Turqi, kishin rastin të shohin qytete të ndryshme bashkë me bukuritë natyrore të vendit, ndërkohë që u shpreh i kënaqur edhe nga mikpritja e banorëve.

“Nga Holanda u nisëm me synimin që të arrijmë në Kinë për gjashtë javë. Gjatë rrugëtimit njoftohemi me kultura të ndryshme, ndërsa gjatë rrugëtimit tetëditor nëpër Turqi kemi parë vende të bukura ndërsa vizituam edhe Stambollin dhe Ankaranë. Rrugëtimi po ecën mirë, turqit janë popull që duan të ndihmojnë, dhe nëse shfaqet ndonjë problem i natyrës teknike me automjetet, ata e zgjidhin menjëherë”, tha shtoi Postma.

Pjesëmarrësit e kësaj autokolone automjetesh të vjetra do të vazhdojnë përmes Iranit, Turkmenistanit, Uzbekistanit dhe Kirgistanit, që më 6 gusht të mbërrijnë në Kinë, që më pastaj përmes Mongolisë dhe Rusisë të kthehen në Europë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit