Dhjetëra civilë janë vrarë në Gutën Lindore gjatë ditëve të fundit

Mos i humb

Kombet e Bashkuara i dënuan sulmet e regjimit të Bashar al Asadit dhe aleatëve të tij ndaj civilëve, duke deklaruar se së paku 85 civilë u vranë në 10 ditët e fundit në rajonin Guta Lindore, nën bllokadën e regjimit të Asadit në Siri.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zejd Raad el-Husein, në një deklaratë me shkrim, ka informuar se “Në Gutën Lindore që prej 31 dhjetorit 2017 e deri tani janë vrarë të paktën 85 civilë nga të cilët 21 gra dhe 30 fëmijë, ndërsa janë plagosur 183 civilë. Të paktën 2 qendra shëndetësor kanë qenë objektiv i sulmeve ajrore, ku njëra prej tyre tashmë është jashtë funksionit. Si pasojë e sulmeve është vrarë një prej punonjësve të shëndetësisë”.

“Unë dënoj rritjen e numrit të viktimave civile në Gutën Lindore si rezultat i sulmeve ajrore dhe tokësore të ndërmarrë kohët e fundit nga regjimi dhe aleatët e tij”, është shprehur Husein.

Ndër të tjera Husein ka nënvizuar se ka dështuar edhe evakuimi i të plagosurve rëndë në Gutën Lindore, për të cilën është shkelur edhe ligji për të drejtat e njeriut.

Më tej ai ka paralajmëruar se në Idlib, 2 milionë civilë kanë mbetur në mesin e konflikteve të regjimit dhe aleatëve të tij me grupet e armatosura opozitare, si dhe dhjetëra mijëra civilë të tjerë janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

Sipas informacioneve të dhëna nga ekipet e Mbrojtjes Civile në Siri për AA-në, vihet në dukje se në 12 ditët e fundit nga sulmet e regjimit të Asadit dhe të Rusisë kanë humbur jetën 147 civilë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit