Dhjetëra mijëra japonezë protestuan të shtunën në Okinawa, kundër ndryshimeve të planifikuara për zhvendosjen e një baze ushtarake amerikane në pjesën jugore të këtij ishulli japonez.
Rreth 70.000 njerëz dolën në rrugët e qytetit Nahe, në një protestë përmes së cilës i kërkuan qeverisë të braktisë planin për zhvendosjen e bazës nga Ginowani në Henoke.
Në fillim të protestës ata nderuan figurën e guvernatorit të Okinawës, Takeshi Onagi, i cili vdiq të mërkurën.
Para të tubuarve foli Takehara Onaga, i biri guvernatorit të vdekur, i cili në fjalimin e tij kundërshtoi këtë veprim. Të pranishmit thanë se plani në fjalë shënon fillimin e një lufte të re, për të shtuar se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre.
Rikujtojmë se pas takimit që sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, realizoi me kryeministrin japonez Shinzo Abe në shkurt të vitit të kaluar, filloi ndërtimi i bazës së re ushtarake në brigjet e Heniokos.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, tha do të bëjnë çmos për të mbrojtur mënyrën e jetesës së popullatës lokale, por se mbesin në planin për zhvendosjen e bazës.
Në Okinawa ka 32 baza amerikane. Nga gjithsej 50.000 trupa amerikane sa ka në Japoni, 18.600 janë të vendosura në Okinawa.