Dhjetra rebelë të vrarë në Jemen

Mos i humb

 

Dhjetra rebelë Huthi janë vranë në luftime dhe sulme ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në bregun perëndimor të Jemenit gjatë javës së kaluar, njoftoi ushtria jemenase.

“Të paktën 250 anëtarë të lëvizjes Huthi u vranë në beteja dhe sulme të koalicionit gjatë shtatë ditëve të fundit”, shkroi faqja e internetit September.net e ushtrisë, duke cituar burime ushtarake.

Viktimat përfshinin 20 komandantë rebelë, thuhet në faqen e internetit, ndërsa gjithsej 143 rebelë Huthi janë kapur gjatë përleshjeve.

Rebelët ende nuk e kanë komentuar pohimin e ushtrisë.

Javën e kaluar, rebelët Huthi pohuan të kishin vrarë më shumë se 70 ushtarë jemenas në një pritë në provincën Al-Hudaydah, por një komandant ushtarak jemenas tha se të vrarë kanë qenë vetëm 19 ushtarë.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur rebelët Huthi përmes një puçi ndaj qeverisë legjitime morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të kthente territoret e marra nga rebelët.

Një vit më pas, bisedimet e paqes të sponsorizuara nga OKB të mbajtura në Kuvajt nuk arritën të prodhonin ndonjë përparim konkret.

Dhuna e vazhdueshme ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, përfshirë sistemet e ujit dhe kanalizimit, duke bërë që OKB të përshkruajë situatën si një nga “fatkeqësitë më të mëdha humanitare në kohët moderne”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit