Dhunë në protestat në Rumani, 440 të lënduar dhe shumë të arrestuar

Mos i humb

 

Rreth 440 persona, nga të cilët 20 policë, kanë pësuar lëndime në protestat e sotme në Rumani.

Përleshjet mes policisë dhe demonstruesve në Bukuresht, shpërthyen gjatë protestës së dhjetëra mijëra rumunëve të cilët jetojnë jashtë vendit, përmes së cilës ata shprehën pakënaqësinë e tyre nga punë e qeverisë majtiste.

Shërbimi për Emergjenca në Bukuresht, bën të ditur se 65 persona janë dërguar në spital për trajtim nga lëndimet e marra, nëntë nga të cilët demonstrues. Nuk ka të dhëna nëse ndonjëri është në rrezik për jetë.

Mjekët thonë se lëndimet janë kryesisht në pjesën e kokës, dhe se ka të atillë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore nga shkaku i gazit lotsjellës të cilin e kanë thithur.

Njoftohet për shumë persona të arrestuar.

Një nga akuzat flet për infiltrim të huliganëve nga terrenet e futbollit në mesin e demonstruesve, më qëllim të shkaktimit të dhunës në demonstratat të cilat duhej të ishin paqësore.

Presidenti Klaus Iohannis, një kritik i qeverisë, dënoi “ndërhyrjen e ashpër të policisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit