Ballina Shqipëria Dhurimi i gjakut, presidenti Meta ndalet në Cërrik

Dhurimi i gjakut, presidenti Meta ndalet në Cërrik

20
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi Cërrikun në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Së bashku me kryebashkiakun Altin Toska, ai ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut nga shumë vullnetarë të rinj e të reja, si dhe ekipi i peshëngritjes së Shtërmenit.

“Kënaqësi që jam në Bashkinë e Cërrikut. Falënderoj kryetarin e Bashkisë, zotin Toska, dhe të gjithë qytetarët, në mënyrë të veçantë vajzat dhe gratë e kësaj bashkie, të cilat janë në krye të këtij solidariteti për dhurimin e gjakut, që është një aksion i vazhdueshëm në funksion të garantimit të gjakut për të gjithë fëmijët dhe të prekurit nga talasemia. Por, edhe për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për gjak. Kjo është një seancë e veçantë, sepse Bashkia dhe qytetarët e Cërrikut ua dedikojnë qytetarëve të Lushnjes, të cilët kanë nevojë më shumë se çdo bashki tjetër e vendit për dhurimin e gjakut”, tha presidenti Meta.

Kreu i shtetit falënderoi të gjithë ekipin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, që punon me përkushtim për të përmbushur një kalendar sistematik, që garanton qëndrueshmërinë e funksionimit të dhurimit të gjakut në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here