Dialogu Kosovë – Serbi/ Gjermania: Të ketë ujdi gjithëpërfshirëse

Mos i humb

Gjermania pret që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të prodhojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila të rregullojë të gjitha çështjet mes dy vendeve, të hapë perspektivën e tyre evropiane dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

“Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme do të thotë marrëveshje që krijon detyrime ligjore për të dyja palët dhe nuk është e kufizuar në deklarata politike”, tha ambasadorja Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, shtetet EFTA, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.

Sipas Schütz, është e paimagjinueshme përsa i takon njohjes reciproke, që dy vendeve të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE të mos e njohin njëra-tjetrën. Dialogu Prishtinë-Beograd mes palëve mori shtysë të re në 16 korrik dhe po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, janë takuar për herë të dytë më 7 shtator.

Me këtë rast, sipas deklaratave të të dyja palëve, janë hapur temat për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore, ndërkaq janë harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjen e të pagjeturve, personave të zhvendosur, si dhe për bashkëpunimin ekonomik. Temat që ata përcaktojnë, diskutohen më tej nga ekipet e ekspertëve të të dyja vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit