Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takohen ekspertët në Bruksel

Mos i humb

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Arjan Baci është administratori i caktuar shtetëror i pasurive të sekuestruara të biznesmenit dhe aksionerit Ylli Ndroqi. Mësohet se Baci do të...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Britania mund të përfshihet nga kryengritjet për shkak të politikës dhe koronavirusit

Kryengritjet gjithëpërfshirëse mund të kaplojnë Britaninë nëse autoritetet nuk i zvogëlojnë tensionet e shkaktuara nga faktorët si koronavirusi, taktikat e policisë, lëvizjes...

Pandemia tkurrë buxhetin për ushtrinë

Sektori i shëndetësisë dhe ai i ekonomisë e kanë tkurrur buxhetin për ushtrinë. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim...

Në Bruksel mbahet sot takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh. Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Në agjendë të bisedimeve sot pritet të jetë bashkëpunimi ekonomik, ndërsa një javë më parë palët biseduan për çështjen e të pagjeturve të luftës.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

Takimet në nivel ekspertësh nuk janë mirëpritur në Prishtinë, ku partitë opozitare, por edhe partnerët e koalicionit dhe presidenca kanë thënë se ato e zvarrisin arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. Hoti, megjithatë, ka insistuar se me takimet e tilla ka nisur edhe draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...