Dialogu/“Prano Kosovën”, mediat serbe zbulojnë porosinë e SHBA që “tronditi” Vuçiçin

Mos i humb

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitoi dy kryeqytetet e të dyja vendeve respektive, ndërsa i kërkoi Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se “Kosova është tashmë shtet i pavarur”.

Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomati amerikan ka qenë shumë i prerë dhe i qartë. Siç shkruajnë mediat afër presidentit të Serbisë, diplomati Granell ka artikuluar qartë dhe prerë kërkesën e SHBA duke i thënë shkurt Vuçiçit: “Prano Kosovën”. Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë.

Megjithatë ky lajm është shpërndarë me shpejtësi në disa media serbe, por jo vetëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit