Dietat që shkatërrojnë organizmin tuaj

Mos i humb

Të mbash dietë do të thotë të kesh informacionin e duhur se çfarë është e përshtatshme dhe çfarë jo për organizmin tuaj.

Reduktimi i ushqimit deri në një vakt në ditë apo konsumimi i frutave gjithë ditën janë shkatërruese për stomakun dhe organizmin tuaj. Ja cilat janë disa nga dietat e ashtuquajtura “idiote”.

Dieta me mollë – Dieta e konsumimit të mollës gjatë gjithë ditës. Molla të jep ndjesinë e ngopjes apo të fryrjes në momentin që e konsumoni por kjo ndjesi nuk zgjat shumë. Ju mund të humbni disa kilogramë brenda një jave, por kur të filloni të ushqeheni normalisht do të merrni dyfishin e peshës së mëparshme.

Dieta me uthull – Konsumimi i uthullës pas çdo vakti është praktikuar nga shumë persona të cilët mendojnë se duke pirë uthull ushqimi do të tretet. Ndërkohë që uthulla rrit oreksin dhe shkakton humbje të rezistencës fizike.

Dieta me ujë dhe limon – Të pish ujë me limon esëll të dobëson. Ky është mendimi i gabuar i shumë personave që e ndjekin këtë dietë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe stomaku duhet ushqyer sa më mirë për të patur energji gjatë gjithë ditës. Limoni mund të shkaktojë ulçer të stomakut.

Dieta me ujë të ngrohtë – “Konsumimi i ujit të ngrohtë esëll dhe përpara gjumit të ndihmon të shkrish dhjamin” – thonë në mënyrë të gabuar të gjithë ata që e praktikojnë.

Dieta e një vakti në ditë – Shumë persona zgjedhin të konsumojnë vetëm një vakt në ditë (kryesisht darkën) me shpresën se do të dobesohen. Por kjo është një zgjedhje e gabuar dhe jo efektive. Mundohuni të konsumoni pesë vakte në ditë dhe në sasi të vogla.

Dieta Dukan – Kjo dietë ka në bazë të saj konsumimin e sa më shumë proteinave (fileto pule, djath) dhe shumë ujë. Mjekë dhe dietologë e kritikojnë si dietë pasi ka efekte të menjëhershme në veshka, shkruan syri.net

Të dobësohesh nuk do të thotë të mos ushqehesh, por të hash shëndetshëm, shpesh dhe nga pak./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit