Dimitrov pritet në takim nga Yildirim

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, është pritur në një takim në Ankara nga kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Binali Yildirim.

Ministri Dimitrov, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi, më herët takoi homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu, pas çka dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa kryediplomati turk theksoi se stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm për tërë Ballkanin.

Çavusoglu dhe homologu i tij Dimitrov nënshkruan “Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim në Fushën e Teknologjive Informatike dhe Arkivit Diplomatik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit