Dimri i acartë përfshin Britaninë, anulohen qindra fluturime

Mos i humb


Moti i ftohtë me reshje dëbore që ka përfshirë gjithë Britaninë e Madhe, po ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve. Ndërsa në Skoci dhe Irlandën e Veriut është dhënë alarm i kuq.

Në një deklaratë nga Instituti Meteorologjik Britanik thuhet se stuhia dhe akulli në gjithë shtetin “shkaktojnë rrezik për jetën” dhe paralajmëroi se për shkak të këtij rreziku në Skoci dhe Irlandën e Veriut “duhet të veprohet në mënyrë emergjente” me qëllim të sigurisë së qytetarëve.

Në këtë vend ku mësimi në qindra shkolla përfshirë edhe disa fakultete është anuluar, policia ka udhëzuar qytetarët që nesër deri në pasditë të mos dalin nëpër rrugë përderisa nuk është e nevojshme.

Kompani të shumta në transportin hekurudhor kanë njoftuar se kanë anuluar udhëtimet për shkak se binarët janë mbuluar nga dëbora dhe për shkak të ngrirjes së kutive të sinjalit. Kompanitë po ashtu bënë të ditur se disa udhëtime me trena zhvillohen me vonesë.

Disa aeroporte të vendit kanë bërë të ditur se janë pezulluar disa fluturime për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë dhe ngricave në pista. Në një njoftim nga aeroporti më i madh në vend ‘Heathrow’ thuhet se janë anuluar më shumë se 100 fluturime të planifikuara për sot.

Kompani të shumta ajrore kanë rekomanduar udhëtarët që të marrin informacione të përditësuara nga kompanitë ajrore lidhur me fluturimet e tyre para se të shkojnë në aeroporte.

Ekspertët e meteorologjisë thonë se në këtë vend po përjetohet java më e ftohtë gjatë pesë viteve të fundit. Më tej thuhet se në pjesë të larta bora mund të arrijë deri në 50 centimetra, gjë që rrallë shihet në këtë ishull.

Në disa rajone ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, rrjeteve telefonike dhe internetit. Në aksidentet rrugore që ndodhën mbrëmë në Lincolnshire dhe Cambridgeshir humbën jetën 4 persona./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit