Diplomacia “kërcënuese” e presidentit Trump ndaj aleatëve

Mos i humb

 Politika e kërcënimeve e presidentit amerikan, Donald Trump, ka sjellë deri te një lloj përleshjeje dhe polemike të intensifikuar, si dhe tensione me një pjesë të madhe të vendeve aleate.

Diplomacia “kërcënuese” e presidentit Trump ka sjell tensione në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe NATO.

Këtu janë vendet si Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Pakistani dhe Katari, ndërsa kësaj liste dje iu shtua edhe Turqia.

Presidenti amerikan e kërcënoi Turqinë me sanksione nëse nuk lirohet prifti amerikan Andrew Craig Brunson, i cili në Turqi gjykohet për spiunazhë dhe veprimtari në emër të organizatave terroriste PKK dhe FETO.

“Askush nuk mund të diktojë Turqinë dhe kërcënojë vendin tonë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë pas kërcënimit të presidentit Trump.

Presidenti amerikan kritikoi edhe vendet e NATO-s për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të shpenzimit deri në dy për qind të bruto prodhimit të tyre të brendshëm. Duke përsëritur se “nuk do të mbrojë Evropën”, Trump shkeli edhe aleancën njëqindvjeçare të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Në shënjestër veçmas është Gjermania, duke theksuar se ky vend evropian lidh marrëveshje të mëdha për naftë dhe gaz me Rusinë, ndërsa nga SHBA-të pret t’i mbrojë nga Rusia “derisa ata çdo vit i paguajnë këtij vendi miliarda”.

Ai gjithashtu kritikoi politikën e emigracionit të kancelares gjermane, Angela Merkel, duke thënë se ka lejuar hyrjen e miliona emigrantëve në vend, gjë që shkaktoi shumë dëme në këtë vend.

Në rrjetet sociale vazhdon të shkruajë edhe mbi taksat doganore dhe kërcënon vendet evropiane. Fliste për atë se “BE i shfrytëzon dhe humbin miliarda dollarë”.

Megjithatë, në fillim të javës pati një takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, me të cilin ranë dakord për të diskutuar heqjen e detyrimeve doganore midis BE-së dhe SHBA-ve.

Një nga deklaratat e tij më interesante është lavdërimi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Megjithatë, lëvdatat dhe ky qëndrim pozitiv ndaj Britanisë së Madhe nuk zgjatën gjatë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i shkroi homologut të tij britanik se Londra duhet të rrisë koston e saj të mbrojtjes nëse dëshiron të mbetet aleat i SHBA-ve.

Tensionet vazhduan edhe gjatë vizitës së presidentit Trump në Londër dhe takimin me kryeministren Theresa May. Presidenti amerikan atëherë tha se May nuk i ka dëgjuar këshillat e tij lidhur me Brexit-it.

Retorika kërcënuese ndaj aleatëve të jashtëm vazhdoi edhe me Kanadanë. Në qershor, Trump njoftoi se do të tërhiqte mbështetjen e SHBA-ve ndaj deklaratës së përbashkët të grupit të vendeve të G7-tës dhe përsëri kërcënoi të imponojë taksa të reja doganore mbi importet e makinave, duke sinjalizuar mundësinë e një përkeqësimi të ri në marrëdhëniet tregtare midis vendeve më të zhvilluara në botë.

Kryeministrin kanadez e akuzoi për “fjalë pas shpine” duke e quajtur “dyfytyrësh”.

“Ne jemi njerëz racional, por neve nuk do të na malltretojë”, ashpër reagoi Trudeau.

Presidenti amerikan kërcënoi edhe Dohan zyrtare që solli edhe cenimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në listën e vendete që kërcënoi Trump gjendet edhe Koreja e Jugut, aleat amerikan nga viti 1950.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit