Diplomati britanik u jep leksion politikanëve serb

Mos i humb

Përkundër dialogut me Serbinë, kjo e fundit vazhdon ta mbajë në kushtetutë të saj Kosovën si pjesë të tyre.

Diplomati britanik, Robert Cooper, i cili ka pasur rol ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është qesharake që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në Kushtetutën e saj, kur realiteti është krejt tjetër.

“Është shumë qesharake që në Kushtetutën e Serbisë, Kosova të mbahet pjesë e saj, kur situata tash ka ndryshuar”, ka thënë ish-ndërmjetësi britanik, Robert Cooper në mes Beogradit dhe Prishtinës

Sa i përket rolit të Bashkimit Europian në të gjithë procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ai beson se gabimi i vetëm në Bruksel është se ai nuk këmbëngul për zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord për të dyja palët.

Cooper nuk mendon se BE ka ndryshuar qëndrimin e saj për zgjidhjen përfundimtare në lidhje me shkëmbimin e territoreve, por, sipas tij, Brukseli ende po i konsideron një numër të madh opsionesh të hapura./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit