Direkt pas votimit në Kuvend/ Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi betohet para Presidentit Meta

Mos i humb

Nuk ka humbur fare kohë, por direkt pas votimit me 104 vota në Kuvend, ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Evis Kushi shkoi në Presidencë dhe u betua para Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Të pranishëm në ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit