Dirlis Ertugrul dhe fuqia e besimit në Zot në përballimin e sfidave të jetës!

Mos i humb

(Fragment nga seriali turk Dirilis Ertugrul, aty ku zhvillohet dialogu mes komandantit mongol zullumqar Allënxhak (Alincak), dhe një besimtari mysliman që nuk i frikësohet askujt tjetër përveç Allahut).

Komandanti mongol zullumqar, Allënxhaku hyn në një ambient ku ishin ulur shumë njerëz. Posa hynë, ngrihen të gjithë në këmbë duke u përkulur para tij , përveç një besimtari që nuk lëvizë nga vendi.

“A nuk më njeh mua që nuk ngrihesh në këmbë”, e pyet Allënxhaku besimtarin që ishte ulur në sofër teksa po hante buk?

“Po, të njoh. Ti je Allënxhaku mongol, vrasësi i të pambrojturve dhe shkatërruesi i vendeve muslimane” ia kthen besimtari.

“Domethënë, ti, edhe më njeh fuqinë, edhe paskësh dëgjuar për të bëmat e mia. Atëherë, si guxon të mos ngrihesh në këmbë për mua?”, e pyet Allënxhaku besimtarin.

“Feja jonë na mëson që para zullumqarëve të mos tregohemi të dobët. Kjo fe na ka mësuar se njeriu i cili në zemrën e tij ka iman të thellë në Zotin, nuk i përkulet dot askujt tjetër pos Allahut. Ne, njerëzit i respektojmë vetëm për hir të Allahut. Feja islame na ka mësuar që para zullumqarëve të mos trembemi e as të lëvizim qerpikun e syrit. Le më t’i frikohemi dikujt”, i thotë besimtari.

“Dmth, ti, jo që nuk llogaritë në fuqinë time, por as paske marrë mësimin e duhur nga shkatërrimet që i kemi bërë nëpër botë” i thotë besimtarit, Allënxhaku!

“Besimtari i vërtetë nuk njeh fuqi tjetër përveç fuqisë së Allahut, e as autoritet tjetër përveç autoritetit të Pejgamberit a.s. Ne nuk i frikohemi asnjë dënimi tjetër pos dënimit të Allahut”, i’a kthen me krenari besimtari.

“Tani kur shpata ime është në damarin e qafës tënde dhe mund ta pres në çdo çast, më thuaj, kush mund të të shpëtojë tani?”, e pyet besimtarin, Allënxhaku!

“Mua më shpëton Ai i Cili më është më afër se damari i qafës mbi të cilën ti ke venduar shpatën tënde. Mos harro, për juve zullumqarët kjo bota është vendbanim, ndërsa për neve besimtarët bota është vetëm vendkalim për Ahiret. E Ahireti për besimtarët është vendbanimi  i përhershëm, por jo kjo botë. Për aq sa ju vazhdoni të na vrisni e persekutoni, për aq sa bëni zullum mbi ne, ne po aq më shumë dëshirojmë të biem dëshmorë për idealet dhe për vendet tona. E di, shpatat tuaja mund të presin kokat tona, por, mos harro se rënia e kokave tona dëshmon edhe më shumë se ne nuk i frikohemi askujt tjetër përveç Allahut”, i’a kthen besimtari.

“Çka është i gjithë ky besim, e gjithë kjo qëndresë kaq e madhe?”, e pyet prapë Allënxhaku, besimtarit.

“Sepse ne i besojmë me zemër ajetit të Kur’anit që thotë se: ‘Kush mbështetet në Allahut, Allahu i mjafton atij’. S’ka kush që mund të bëjë diçka pa qenë e ka shkruar prej Allahut. Mos harro, sepse ju, duke vrarë të dobëtit e të pambrojturit, ju, nuk po i vrisni vetëm ata, por, ju i keni shpallur luftë Allahut të Madhërishëm. Shpejt do ta kuptoni se kujt i keni shpallur luftë dhe kënd po e luftoni. As që nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë po bëni. Dine, o zullumqarë, se duke i vrarë myslimanët, ju i keni hapur vetes dyert e xhenennemit ku do të digjeni të gjithë në te”.

Në fund, pasi largohet besimtari nga ambienti ku zhvilloi dialogun me Allënxhakun zullumqar, Allënxhaku iu drejtua njerëzve të vet me këto fjalë: “Përderisa ne nuk ua dobësojmë myslimanëve fenë dhe besimin e tyre, ne kurrë nuk do të arrijmë t’i pushtojmë vendet e tyre. Ndërsa për këtë, unë personalisht duhet të informoj Hulakun, dhe atë së më shpejt”. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit