Dita e gjashtë e protestave në Kuds pas vendimit të SHBA-ve

Mos i humb

Një grup palestinezësh të mbledhur para Portës së Damaskut në Qytetin e Vjetër në Kudsin Lindor të okupuar protestuan kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit”.
“Shpirti dhe gjaku ynë qoftë për Aksanë” dhe “Kudsi është arab”, ishin disa nga sloganet e protestuesve, të cilët falën namazin e ikindisë para Portës së Damaskut, një nga portat kryesore të Qytetit të Vjetër.

Ndryshe, sot ishte dita e gjashtë e protestave në Kuds, pasi Donald Trump më 6 dhjetor shpalli njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës në këtë qytet.

Okupimi gjysmëshekullor i Kudsit

Izraeli, i cili më 5 qershor të vitit 1967 okupoi Kudsin Lindor, në vitin 1980 në mënyrë të njëanshme e shpalli pjesën lindore dhe perëndimore të qytetit si “kryeqytet i bashkuar”.

KS-OKB, përmes rezolutës 478 të miratuar në vitin 1980, e shpalli të pavlefshëm aneksimin dhe shpalljen e Kudsit si kryeqytet nga ana e Izraelit.

Në kuadër të rezolutës së KS-OKB-së, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-të, pranojnë se Kudsi Lindor gjendet nën okupim.

Të gjitha shtetet që njohin qeverinë izraelite kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Asnjë shtet nuk e pranon Kudsin ose pjesën lindore dhe perëndimore të tij si kryeqytet.

Me deklaratën e presidentit Trump, SHBA-të u bënë vendi i parë që e njohën Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit