DITA E MADHE! (Pjesa e parë)

Mos i humb

ZBARKIMI NE MAHSHER..

Njerezimi ka zbarkuar ne fushen e madhe.. Ata sapo kane dale nga varret duke shkundur dheun.. Shume habiten me kete qe po ndodh.. Te tjeret mahniten se u doli e vertete ajo qe besuan.. Te tjere Pezmatohen qe nuk e besuan.. Por te gjithe ecin.. Ata te gjithe po mblidhen aty. Turma Turma. Popuj dhe rraca, brez pas brezi.. Te gjithe, miliarda e miliarda njerez.. Madje edhe Xhinde edhe kafshe e shpeze.. Ata kane nisur maratonen e ecjes, ne heshtje.. Po vijne te gjithe aty me koke te ulur dhe me ankth.. Te gjithe po zejne vend diku aty ne ate fushe..

ZOTI KA DHENE URDHER TE MBLIDHET E GJITHE KRIJESA E TIJ SOT..

اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۗ ..
Allahu, nuk ka zot tjeter vec Tij. Ka per tju mbledhur ne diten e Ringjalljes, nuk ka asnje dyshim ne kete..

DIELLI..

Nje drite e madhe nis ta ndricoje kete siperfaqe gjigande. Drita sa vjen e behet edhe me e madhe, edhe me e nxehte..
Nuk ka me erresire. Cdo gje po behet e dukshme.. Aty jane shume njerez, dhe dielli qe u qendron mbi koke.. Nje vape e tmerrshme behet, dhe njerezit nisin te kullojne ne djerse.. Djersa nis te behet uje i madh e nis te plotesoje nivelin e njeriut. Njerez qe po notojne ne djerset e tyre po fillojne te shfaqen..
Te tjere jane ne djerse deri ne gjunje, e te tjere mezi e nxjerrin koken jashte djerses se tyre..

Diku atje tej nje hije e madhe gjigande duket.. Atje nje vend i zgjedhur qenka. Disa njerez aty jane te mbrojtur nga tmerri i asaj vape.. Aty kane freski.. Aty jane Profetet, jane Deshmoret, jane besimtaret e sinqerte. Ata te ndershmit, te devotshmit, jane ata qe as varferia as pasuria nuk i hoqi nga besimi. Jane ata qe zemren e kishin te lidhur me Xhamine, ata qe kishin Dashni per hater te Allahut.. Ata jane aty duke pushuar..

AJO PO FILLON..

Njerezimi eshte i lodhur.. I rraskapitur nga tere ajo dite e madhe ne pritje duke luftuar me djerset e tyre dhe diellin mbi krye.
Ata kane qendruar aty nje dite Kozmike. Nje dite qe eshte e barabarte sa njemije vjet me vitet tona.. E paperballueshme..Sa here jane lutur Zotit qe te mbaroje e te nise gjykimi.. Pritja qenka me e rende se denimi..

Me ne fund, tashme ajo po fillon..

Ne Horizont shihet nje turme e madhe me zogj qe dalngadale po behet edhe me e madhe derisa nis te mbuloje krejt horizontin..
Edhe me shume turma e zogjve afrohet.. Aty njerezit po nisin te dallojne.. Nuk qenkan zogj. Por qenkan libra… Jane librat e jetes se cdokujt ne kete bote.. Ata po vijne tek te zotet e vet..

Zbresin butesisht, por edhe shume fuqishem. Disave u perplasen ne fytyre e dikujt nga pas shpina.. Ato mberriten..

NGA E DJATHTA ..
فمن أوتي كتابه بيميه ..
..Atyre qe do tu jepet libri nga e djathta..

Do ta marrin te nderuar, libri u zbret butesisht dhe i ndricuar.. Nis te shfletoje fletet e librit.. Cdo faqe ka ne to agjerime dhe namaze, ka sadaka, ka fjale te mbajtura. Ka ndershmeri, ka Sexhde, e ruku. Shfleton faqet e tjera dhe ja ku duken vuajtjet qe hoqi ne rruge te Zotit.. Aty jane ditet dhe netet e tmerrshme te urise, te frikes, te stresit.. Ja ku jane edhe pikat e gjakut qe i derdhi ne rruge te Zotit.. Cdo faqe qe e hap, ai ndjen edhe me shume lumturine.. Ne fund te librit shkruan: I MESHIRUAR..
Aty ai nuk e permban me veten, nga gezimi therret me te madhe: HEEJ SHIKONI, FITOVA, KISHA SHUME FRIKE SE DO HUMBJA, POR JA QE PASKAM FITUAR..

Por kush e ka mendjen tek ai?
Te gjithe kane hallin e vet.. Jane zhytur ne shfletimin e librit te vet te jetes.

NGA E MAJTA..
وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ
Ndersa atyre qe libri u vjen nga e majta..

Ata vajtueshem po thone: Ah sikur te mos me kishte ardhur fare ky liber. Te pakten nuk do dija si do ta kem fatin tim. Ah sikur vdekja te mbyllte cdo gje..
Nis tere frike te hape faqet e librit te jetes se vet.. Libri eshte nxire me mekate e turpe. me mashtrime e me dallavere. Me servilizma e me zili. Mbushur plot me thashetheme, e shpifje. Mbushur me intriga e me hased.. Aty ka edhe turpe te tjera.. Por ky mbulohet shume qe te mos ia shohe dikush.. Ka turp edhe prej vetes dhe thote: Si more edhe kete e paskam bere?

PAS SHPINE..

وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِهِ
..Ndersa atyre qe libri u vjen pas shpines..

I Ziu ai.. Sot nuk ka shprese per te.. Ai e di mire kete.. Ai eshte ai krimineli barbar.. Ai Gjakatari i pameshirshem. Eshte ai qafiri qe masakroi shume njerez te pafajshem.. Eshte ai intriganti qe shkaktoi luftera.. Eshte fajdexhiu i piset.. Eshte bankieri qe rropi njerezit. Eshte Xhelati qe rrihte njerezit ne tortura te tmerrshme.. Aty eshte Pabesimtari, ai qe mbate turinjte perpjete dhe thoshte: Kush ka ardhur nga atje qe te na tregoje?
Eshte Kumarxhiu qe shkaterroi familjen e vet. Eshte Drogaxhiu qe trafikonte droge. I shpetoi drejtesise se kesaj bote. Por sot eshte dita e llogarise se madhe.. NUk ka shpetim..
Aty jane gjykatesit e korruptuar, dhe prokuroret. Jane avokatet e djallit. Jane edhe Politikanet e degjeneruar..
Sot ata do te therrasin me te madhe nga deshperimi: Ah i mjeri une, sot nuk ka me shpetim. Sot mora fund.. !!

TASHME ASGJE NUK NDALET..

وَجِيءَ يَوْمَئِذٍ بِجَهَنَّمَ ۚ
XHEHENEMIN PO E SJELLIN..

Tmerr i madh dhe panik nder njerez e xhinde.. Xhehenemin po e sjellin si nje ene e madhe. Fjala gjigande do te ishte e vogel per ta pershkruar.. Shtatedhjete mije vegja per ta kapur. Ne cdo vegje shtatedhjete mije engjej te fuqishem e te tmerrshem jane duke e mbajtur..
Ai turfullon zhurmshem. Nje zhurme qe te fut tmerrin. Flaka e tij prej nxehtesise po han edhe driten e vet.. Ka nisur te erresohet.. Ere e tmerrshme..
Panik i madh..

ZEBANIJET (Engjejt e Xhehenemit) dalin ashper prej tij dhe drejtohen me sy te eger drejt njerezimit.. Ata po shkojne diku.. Po vijne te marrin disa njerez.. Ushtria e madhe e Zebanijeve, tashme futet mes turmes se njerezve.. I rremben menjehere njerezit qe jane piketuar.. Jane ata kriminelet me barbare. Jane ata diktatoret gjakatare, jane ata Gjykates e prokurore.. Po merren.. Per ta nuk ka gjyq.. Zoti nuk ua jep kete nder..Ata merren te gjithe dhe mblidhen si nje lemsh pastaj hidhen ne zjarr. Askujt nuk i dhimbsen ata. Askush nuk do ti qaje.. Te gjithe do thone: Zot faleminderit qe po i shohim keta barbare te vuajne. Se na e kane bere jeten sketerre.

XHENETI PO AFROHET..

Edhe atij ia ndjejne aromen.. Ia ndjejne freskine.. Ndjejne bukurine.. Njerezit kur e shohin nisin te lakmojne.. Shpresojne te futen aty.. Mahniten dhe harrojne se jane ne gjykim.. Harrojne se akoma nuk ia kane hedhur rrezikut..
Pastaj fillojne te rikthehen ne hallet e tyre..

Mirpo edhe ketu disa do te merren, per Xhenet.. Ata nuk pritet fare te vuajne ne gjykim.. Ata nuk llogariten hic.. Jane ata, Pejgamberet, Deshmoret, Evlijate, ata qe nuk u tremben ta thonin te verteten, edhe pse i kushtoi jeten. Jane ata qe i besuan Pejgambereve dhe derdhen gjakun ne rrugen e tyre.. Jane edhe shume e shume besimtare te tjere te vuajtur qe rezistuan dhe nuk e luhaten besimin e tyre.. Allahu i ka zgjedhur keta per ti futur ne Xhenet menjehere pa llogari.. Ata nisin te fluturojne drejt Xhenetit.. Arrijne aty.. Ata hyjne ne tapetat e kuq.. Priten me ceremoni.. Shtatedhjete mije burra dhe gra, te cilet mbajne mbi krahet e tyre edhe shtatedhjete te tjere burra dhe gra. Ata jane rreshti i pare.. Hyjne krah per krah ne portat e Xhenetit.Te gjithe menjehere. Pastaj vjen rreshti i dyte per cdo 1000 veta, nga pas i vijne edhe 70 mije te tjere..E kjo pastaj edhe me nje grup te madh qe Allahu e sjell me ta pastaj edhe me nje grup tjeter pas tyre, pastaj edhe me nje grup tjeter te trete.. Keta ishin ata qe hyjne pa asnje llogari ne Xhenet. Keta trajtohen si personat me te nderuar..

TANI PO FILLON ME E VESHTIRA…AJO QE I DRUHESHIN TE GJITHE..

VIJNE PESHORET..

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا ۖ وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا ۗ
Po i vendosim Peshoret e drejtesise.. Ne kete dite te madhe te Ringjalljes.. Aty askujt nuk do ti behet padrejtesi aspak. Cdo veper, edhe sa nje fare meli te jete, ka per tu gjykuar..

….
Nga: Eduart Thartori

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit