Ballina Europa “Dita me dyer të hapura”, interes i lartë për institucionet e BE-së

“Dita me dyer të hapura”, interes i lartë për institucionet e BE-së

13
0
SHPËRNDAJE

Institucionet e Bashkimit Europian në Bruksel kanë organizuar “Ditën me dyer të hapura”, me rastin e themelimit të Bashkimit Europian 68 vite më parë, më 9 maj të vitit 1950.

Për “Ditën me dyer të hapura” është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Europian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata.

Hapja e kësaj dite të veçantë është kryer nga zv.presidenti i Komisionit të BE-së, Jyrki Katainen.

Në këtë ditë e cila ka për synim afrimin e popullatës me BE-në, qytetarët kanë gjetur mundësinë që të marrin informacione nga punonjësit rreth institucioneve dhe aktiviteteve të BE-së.

Fotografitë, muzika dhe një shumëllojshmëri e aktiviteteve të lojërave tërhoqën vëmendjen e prindërve dhe të fëmijëve që vizituan institucionet e BE-së./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here